Your cart
There are no more items in your cart
Dashuria më është dukur gjithmonë ndjenja njerëzore më e fuqishme dhe më pak e studiuar, e rrethuar dhe e mbrojtur nga një mori e trefishtë paragjykimesh, misteresh dhe hipokrizish, të cilën njerezit e qytetëruar shumë shpesh e njohin me anë të vjedhjes së trupit. Poetë, filozofë artistë e ligjvënës i shkëpusin pak nga pak zotit të madh një copë nga rrobat dhe mishi i tij dhe nxitojnë ta fshehin mirë atë si vjelja e një fruti të ndaluar. M’u duk një punë e madhe ta studjoja dashurinë si një dukuri të jetës dhe një forcë gjigante, e cila shpaloset në njëmijë mënyra në raca dhe kohe të ndryshme: ta studjoja si një bazë e shëndetshme e individit dhe e brezave dhe mendova se qe një nder edhe vetëm të provoja ta bëja këtë.