Your cart
There are no more items in your cart
Të dashuruarit bëhen pasqyrë e njëri tjetrit dhe dashuria transformohet në një meditim. Lidhja është e shëmtuar, të lidhesh është e mrekullueshme. Në një lidhje partnerët bëhen të verbër për njëri tjetrin. Përpiqu të kujtosh, sa kohë ka kaluar nga hera e fundit që e ke parë në sy burrin tënd apo gruan tënde? Ndoshta vite. Dhe ti mendon se e njeh Dhe më pas thua : "E çfarë ka për të shikuar akoma?" Tani të interesojnë më tepër të panjohurit sesa njërëzit që njeh: sepse tek këto të fundit njeh çdo milimetër të trupit, mënyrën se si do të përgjigjen, gjith çfarë ka ndodhur do të përsëritet. Është si një rreth vicioz. Në fakt nuk është kështu. Asgjë nuk përsëritet: çdo ditë sjell gjëra të reja. Vetëm sytë e tu dhe supozimet e tua do të vjetrohen: vetëm pasqyrën tënde do ta mbulojë pluhuri dhe do ta bëjë të pamundur pasqyrimin e tjetrit aty.