Your cart
There are no more items in your cart
Shumë gjëra që nuk i bëjnë betejat politike dhe forca e legjitimitetit qytetar, i bën humori dhe integriteti njerëzor. Ky libër është një dëshmi e gjallë e mënyrës se si reagon një intelektual shqiptar që ka jetuar diktaturën dhe dështimet e demokracisë. Ai është një pasqyrë e gjallë e asaj sesi një intelektual nuk mund të heshtë, nuk mund të rrijë mënjanë, nuk mund të bëjë sikur nuk e ka mendjen, ose nuk e shikon çfarë po i ndodh shoqërisë së tij edhe kur ai jeton larg saj. Prandaj përkushtimi i Pëllumb Kullës ndaj artit, satirës, politikës dhe publicistikës është një standard, i cili i bën mirë shoqërisë shqiptare.