Ditari I Joshjes

Ditari I Joshjes

B26141
1.200 Lekë
Soren Kierkegaard
ISBN: 9789951911573
Publisher: Botimet Jeta
Number of Pages: 263

"Në suazat e gjera të letërsisë së dashurisë, Ditari i Joshjes përbën diçka që ngjall veçanërisht kureshtjen, ngase kemi të bëjmë me një përpjekje të ethshme për ta shndërruar një dështim në dashuri, përmes një shtjellimi letrar, në formën e një suksesi të mirëfilltë pedagogjik, rrjedhimisht duke e paraqitur një plagë të tillë, sikur të kishim të bënim thelbësisht me diçka për t'u lëvduar".
Ky është thelbi i narrativës së Ditarit të Joshjes, nga Søren Kierkegaard. Kjo vepër, i ka rrënjët në marrëdhënien e autorit me të fejuarën e tij, Regine Olsen. Kierkegaard pati rënë në dashuri me vajzën e re, e cila ishte dhjetë vite më e vogël se ai në moshë, duke i propozuar asaj edhe të martoheshin, paçka se vetë e pati prishur fejesën një vit më vonë.
Kjo ngjarje do të ndikonte thellësisht ndaj Kierkegaard-it. Olsen më tej do të shndërrohej në muzën e tij frymëzuese, ndërsa si pasojë shkrimet e tij kushtuar asaj, nuk do të reshtnin më. Përpjekjet e tij për të ndrequr me shkrim, çfarë ai e ndiente se kish qenë e gabuar në marrëdhënien me Olsen, i patën mësuar atij sekretin e "komunikimit të tërthortë".
Prandaj Ditari i Joshjes shndërrohet vetvetiu në orvatjen e Kierkegaard për t'u shfaqur si i poshtër, duke ia lehtësuar të fejuarës ndarjen e tyre.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.