Gjashte Substancat Qe Ta Ndryshojne Jeten

Gjashte Substancat Qe Ta Ndryshojne Jeten

B26294
1.200 Lekë
David Jp Phillips
ISBN: 9789951846288
Publisher: Pema
Number of Pages: 285

Neurokimikatet ndikojnë në çdo pjesë të trupit të njeriut, madje edhe në mendime dhe ndjenja. Në këtë libër, David JP Filipsi (David JP Phillips), trajner dhe folës suedez i njohur në nivel ndërkombëtar, paraqet teknikat që do të të ndihmojnë të shfrytëzosh fuqinë e pamatë të mendjes dhe të përmirësosh procesin e prodhimit të kimikateve në trup. Këtu autori shqyr- ton gjashtë neurokimikate dhe të mëson si t'i shfrytëzosh për të ndryshuar jetën, duke ndryshuar gjendjen emocionale ose humorin.
Libri "Gjashtë substancat që ta ndryshojnë jetën", ndër më të shiturit në nivel ndërkombëtar, është manual nga i cili do të mësosh si të përdorësh gjashtë substanca kryesore që trupi i prodhon natyrshëm, për të krijuar receta të papërsëritshme që do të ta ndryshojnë jetën dhe gjendjen emocionale.
Nëse të mungon motivimi ose e ke të vështirë të shijosh gjërat e vogla të jetës, atëherë ekuilibro dozën e dopaminës.
Nëse dëshiron të kesh më shumë dhembshuri, bujari dhe lidhuri me botën dhe me njerëzit që të rrethojnë, atëherë shto dozën e oksitocinës.
Nëse dëshiron të heqësh qafe ndryshimin e shpeshtë të humorit, atë- herë shto pak dozën e serotoninës, hormoni themelor i lumturisë dhe harmonisë afatgjate.
Ndihesh mirë, por të mungon shtysa për ta sfiduar pak më shumë veten? Nxit prodhimin e dozave të vogla të kortizolit, për të dalë nga zona e rehatisë dhe për t'u ngazëllyer.
Kur gjërat bëhen tepër monotone, është normale të të humbë interesi për to. Qesh, buzëqesh më shumë, merru me veprimtari fizike, sepse kështu çlirohen endorfinat.
Ose nëse duhet të shkosh në ndonjë takim të rëndësishëm, por nuk ke vetëbesim, shto pak dozën e testosteronit: e ke aleat. Kujdes: mos e shto shumë kur të duhet të marrësh vendime me pasoja afatgjata.
Në thelb, ky libër është manual për menaxhimin e gjendjes emocionale ose humorit. Rekomandohet për këdo që dëshiron t'i krijojë vetë emocio- net... duke përdorur metoda natyrale.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.